Regjistrimi
PRANIMI
* Pranimi pa konkurs, por me perzgjedhje nepermjet nje interviste, mbeshtur ne rezultatet
e shkolles se mesme.
* Dokumentet per regjistrim:
1. Deftese origjinale e shkolles se mesme ose vertetim notash me foto
te legalizuara ne Drejtorine Arsimore
2. Karte Identiteti ose pasaporte biometrike
3. Dy foto
4. Pagesa
TARIFA E STUDIMEVE
Tarifa e studimeve eshte 2500 euro ne vit për Fakultetin e Drejtësisë dhe 1500 euro
ne vit për Fakultetin e Diplomacisë. Tarifa nuk ndryshon per gjithe periudhen e studimeve.
Pagesa behet me dy keste, sipas semestrave.
Kjo tarife zbatohet edhe per transferimet nga universitetet e tjera ne Universitetin
“JUSTINIANI I”. |
Lexo!
Në bazë të ligjit të arsimit të lartë, Programet e studimeve në institucionet e arsimit të lartë organizohen në tre cikle të njëpasnjëshme: cikli i parë, cikli i dytë dhe cikli i tretë.
1.1 Studimet e ciklit të parë:
a) programet e studimeve të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në një varietet të gjerë profesionesh e specialitetesh;
b) programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180 kredite dhe zgjatja normale e tyre është tre vite;
c) në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë lëshohet diplomë e nivelit të parë (Bachelor) në fushën e arsimimit të kryer.
|