Miresevini në faqen zyrtare të Universitetit Justiniani I. www.justinianiipare.com, e-mail: info@justinianiipare.com . Bulevardi "Zog I" (në krah të Ministrisë së Drejtesisë) Sekretaria: Tel: +355 4 225280 , +355 69 22 97 356 333
 
NJOFTIME PER STUDENTET

MENUJA KRYESORE

Universiteti Justiniani I
Fakulteti i Drejtesise
Fakulteti i Diplomacise

PROGRAMET E STUDIMIT

Programet e Studimit Cikli I
Programet e Studimit Cikli II
Programet e Studimit Cikli III

STUDENTET

Qeveria Studentore
Aktivitete
Njoftime per Studentet

KERKIMI SHKENCOR

Botime
Aktivitete
Bashkepunime

REVISTA "Justiniani I"

Historiku i Revistes
Botimet
Bashkepunimi

BURIMET NJEREZORE

Stafi
Sekretaria
Njoftime

ADRESA DHE LIDHJE

Universitete Shqiptare
Universitete te Huaja
Institucione Shteterore

LEGJISLACIONI

Dokumentacioni
Ligje, Vendime, Udhezime

1. Akreditohet Universiteti Justiniani I

2. Hapen programet e reja të studimit në Universitetin justiniani I

Ka fliiuar procesi i vleresimit per akreditim te Universitetit Justiniani I i cili do te kryhet nga Agjencia Publike e akreditimit e Arsimit te Larte.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 44, pika 2, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e
lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i
Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, pranë shkollës së lartë universitare private, “Justiniani I”, me seli në Tiranë, të programit të studimit,
të ciklit të parë, me kohë të plotë, të fakultetit të Diplomacisë.
2. Kohëzgjatja e programit të studimit, të ciklit të parë, të përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, do të jetë 3
vite. Në përfundim të tij lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”, (DNP), në Diplomaci.
3. Hapjen, pranë shkollës së lartë universitare private, “Justiniani I”, të programit të studimit të ciklit të dytë, me
kohë të plotë, në fushën e Drejtësisë, i cili do të realizohet me, së paku, 120 kredite dhe me kohëzgjatje
normale 2 vite. Në përfundim të studimit lëshohet “Diplomë të nivelit të dytë”, (DND), në Drejtësi.
4. Hapjen, pranë shkollës së lartë universitare private, “Justiniani I”, të programit të studimit “Master i nivelit të
parë”, në degën “Jurist administrate”. Ky program studimi do të realizohet me, së paku, 60 kredite e me
kohëzgjatje normale 1 vit. Në përfundim të këtij studimi lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, (MNP), në
“Jurist administrate”.
5. Ngarkohet shkolla e lartë universitare private, “Justiniani I”, që, për çdo program studimi, të sigurojë,
nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit
nga personel akademik, me kualifikimin e nevojshëm dhe sipas specialitetit.
6. Shkolla e lartë universitare private, “Justiniani I”, do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit,
të përcaktuara në pikat 1, 3 e 4, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të
veprimtarisë mësimore, lejen përkatëse, nga ministri і Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në
përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.
7. Ndryshimet në vendndodhje, forma studimi, plane dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara,
bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
8. Shkolla e lartë universitare private, “Justiniani I”, duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe
të programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
9. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për
zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

Njoftime për datat e provimeve

Sekretaria mesimore do te publikoje cdo informacion qe lidhet me provimet, kohen e zhvillimit, sallen etj. Ju lutemi vizitoni faqen tone! Sekretaria mesimore!

 

 

 


Faleminderit që vizituat faqen tonë! Për cdo informacion na kontaktoni në adresën e e-mail-it: info@justinianiipare.com.

KONTAKT

Adresa e Universitetit Justiniani I
Bulevardi "Zog I" (ne krah te Ministrise se Drejtesise) Sekretaria:
Tel: +355 4 225280 , +355 69 22 97 356 333

E-mail: info@justinianiipare.com,


Copyright ©: Justiniani I 2009,Webmaster